HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA

Vote 4.9 (promedio de 66 opiniones)

HOTEL ALBANIA

HOTEL CASTLE PARK BERAT ALBANIA


Shtëpia juaj larg shtëpisë
Plot hijeshi Castle Park gjendet i vetëm majë një kodre, mes një pylli plot sekrete dhe natyre të virgjër me vështrim nga gjigandi mali i shenjtë i Tomorrit dhe nga Berati me një histori 2400 vjecare. Kështjellë si të gjitha kështjellat me legjendën e saj, ka mikpritur personalitete me famë botërore.

Ndoshta vertet aty gjithcka është magjike, pasi cdo detaj është i realizuar me pasion, guxim, këmbëngulje, por mbi të gjitha ai është i krijuar për të falur momente të paharrueshme duke zënë pak vend te kushdo që e takon atë, për t'u rikthyer besnikërisht përsëri.
Standardet Tona:
1. Një parajsë e qetë
Hoteli ndodhet në mes të pyllit, 1.5 km larg qendrës së qytetit. Është një parajsë e qetë për dashamirësit e natyrës dhe ata që kërkojnë shplodhjen.
2. Aktivitete në natyrë
Nëse jeni entuziast i aktiviteteve në natyrë, keni ardhur në vendin e duhur. Ne organizojmë aktivitete si rafting në Kanionet e Osumit, eksplorim kanioni, hydro-speed, ecje në natyrë etj.
3. Ushqimi më i mirë i zonës
Restoranti jonë mburret me recetat tradicionale të pregatitura me zarzavatet e mishin më të mirë të zonës. Produktet e freskëta të zonës janë përbërësi kryesor që u jep shijen recetave tona.
4. Mikpritja Shqiptare
Hotel Restorant Castle Park është I famshëm për autenticitetin e tij Shqiptar. Ne me krenari mbajmë 3 çmime nga marka e cilësisë “Authentic Albania” të cilat janë respektivisht: Albanian Cuisine, Albanian Spirit dhe Authentic Albania Silver Award.

    Hotel Resort

   0355672006623

   www.castle-park.com

      Facebook

      1 km nga lagja Gorice, Rr. Berat-Permet, Berat, Albania

  Estacionamiento interno, Estacionamiento con valet parking

Deje su comentario


Otro en el área



"Encuentra tu restaurante con un clic"