Hotel 1Maji Pogradec

Vote 4.5 (promedio de 186 opiniones)

Resorti turistik “1 Maji” ndodhet pergjate shetitores buze liqenit te Ohrit ne qytetin e Pogradecit. Bar Restorant Hotel,Salle Konferencash,Muzike Live

Hotel 1Maji Pogradec


Hoteli 1 Maji gjendet ne bregun e liqenit te Pogradecit, ne fund te shetitores me te njejtin emer. Pas ndryshimeve dhe permiresimeve te jashtezakonshme nga ana e bashkise ne zonen e bregut liqenor, pamja ka ndryshuar plotesisht. Hoteli yne gjendet i rrethuar nga gjelberimi i Parkut 1 Maji nga njera ane dhe nga rera e bregut te liqenit nga ana tjeter. Investimet publike dhe ato private kane ecur paralelisht duke e shnderruar Pogradecin nje qender pushimesh eksklusive.

Dhomat jane te medha e plot drite, me pamje te dritareve dhe ballkoneve qe shikojne nga liqeni ose gjelberimi i parkut. Hoteli ofron gjithashtu sherbimin me te mire ne restorant, bar e parkim pa pagese. Ne kopshtin rrethues ka restorant, bar, piceri dhe qender vallezimi. Hoteli eshte konceptuar me ambjente te ndryshme qe lejojne zgjedhje si per mosha te reja me me shume muzike e kercime por edhe per ata qe duan qetesi e relax.

Ne ju ftojme te vini e te provoni kushtet dhe sherbimet ne Hotel 1 Maji ne Pogradec. Sebashku me cfare ofron natyra e mrekullueshme e liqenit tone besojme qe do te kaloni pushimet me te kendeshme !
Ne jemi perpjekur te krijojme mundesite me te mira jo vetem per pushim por edhe argetim, jo vetem per familiare por edhe per te rinj. Ne darke, pista e vallezimit buze liqenit, kthehet ne nje qender argetimi per gjithe naten deri ne mengjes.

Parkim i sigurte dhe pa pagese.
Shezlonge e cadra plazhi.
Sherbim lavanderie.
Sherbim i kamariereve ne dhoma.
Bar, restorant e piceri.
Qyteti i Pogradecit ofron gjithashtu nje infrastrukture te pasur per pushuesit. Ju mund te shetisni me biciklete ne park, mund te peshkoni ne Drilone, mund te ecni apo vraponi mengjeseve permes luleve ne breg te liqenit, mund te vizitoni Tushemishtin apo pika te tjera turistike qofte edhe ne Maqedonine fqinje vetem 10 min larg qendres sone.

    Hotel Resort, Performance & Event Venue

    Desayuno, Café, Cena, Bebidas, Almuerzo

   
          Servicio de catering
          Adecuado para grupos
          Adecuado para niños
          Mesas al aire libre
          Reservas
          Servicio de mesa


   0674046000

   www.hotel1maji.com

      Facebook

      pogradec, Pogradec, Albania

  Estacionamiento interno, Estacionamiento en la calle, Estacionamiento con valet parking


   
          


Deje su comentario




"Encuentra tu restaurante con un clic"