FITORJA SH.P.K

Kompania Fitorja - Ferizaj

FITORJA SH.P.K


--FITORJA--

Historiku
Kompania "FITORJA" është themeluar në vitin 1990, nga z. Tahir Maloku i cili është njëherësh edhe pronar legjitim i kompanisë. Kompaninë "FITORJA" Z.Maloku e ka themeluar me kapitalin e tij vetanak, madje edhe sot ai është pronar i vetëm me 100% të aksioneve.

Sot kompania numëron 130 punëtorë të përgatitjeve të ndryshme profesionale,dhe synon që këtë numër ta rrisë gradualisht.


Misioni
Kompania FITORJA dëshiron të ofrojë këshilla të ekspertëve dhe zgjidhje ideale në fushën e ndërtimit, duke filluar nga: projektimi, kalkulimi detal, furnizimi dhe ekzekutimi i projekteve.

Vizioni
Fitorja synon që të njihet si: Eksperte në fushat e ndërtimtarisë së ultë dhe të ndërtimtarisë së lartë. Sisteme të avansuara teknologjike, të orientuar për zgjedhje praktike për klientët.

Partner i zgjedhur dhe i sinqertë për klientët tanë duke përfshirë:
Shërbime të sinqerta dhe korrekte rritjen e vlerave për projektet e klientëve.
Duke qenë gjithmonë të denjë të fitojmë besimin e klientëve, duke mbajtur gjithmonë përgjegjësinë për veprimet tona.

Objektivi ynë
Qëllimet e resurseve njerëzore:
Gjithmonë ruajtja dhe qasja me sinqeritet ndaj klientëve.
Sigurimi i një mjedisi sfidues dhe atmosferë ekipore midis punonjësve.
Sigurimi i një shtëpie për anëtarët e stafit ambicioz me mundësi të avansimit, gjithmonë në të mirë të klientit .
Ruajtja e një mjedisi i cili është i favorshëm për të menduarit inovativ dhe gjetjen e zgjedhjeve të problemeve.
Duke prentenduar të arrijmë perfeksionim drejt majave më të larta të suksesit.
Kultivimi i një kulture të unifikuar brenda Kompanisë.

Filozofia e Biznesit
Klientët:
Kompania FITORJA beson se do të jetë e suksesshme vetëm atëher kur klientët tanë janë të kënaqur me shërbimet tona.
Stafi:
Sukseset e kompanisë FITORJA janë meritë e stafit, i cili është profesional dhe përherë kontribuon me suksese të reja në favor të klientëve.

Teknologjia:
Synimi kryesor i yni është pajisja me teknologji të reja dhe aplikimin e metodave të reja të punës, gjithmonë në të mirë të klientëve tanë dhe bizneseve të tyre.

Bashkëpunimi:
Kompania FITORJA inkurajon bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet kompanive lokale dhe atyre ndërkombëtare, dhe punon me partnerë vendor dhe ndërkombëtarë për të mirë të klientëve të saj.

Rritja:
Kompania FITORJA parasheh rritjen por gjithmonë duke u bazuar në kërkesat e klientëve.

    Impresa locale

    045 894 841

   www.fitorja.eu

      Facebook page

      Kosovo, Ferizaj, Kosovo

Leave a comment


Other in the area

Ujëvara Resort

Ferizaj

ORCHIDE

Ferizaj

Plus Burger

Ferizaj

City Villa

Ferizaj


"Find your restaurant in one click"